Psikiatri Eriç për humbjen e Vuçiqit: Frigoriferi nuk do të mund të sillet më kështu – SNS pësoi mossukses të madh

Lajme

Psikiatri Eriç për humbjen e Vuçiqit: Frigoriferi nuk do të mund të sillet më kështu – SNS pësoi mossukses të madh

Nga: F.B Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:20
Psikiatri Eriç dhe Aleksandër Vuçiq

Psikiatri Ljubomir Eriç ka shkruar në rrjetin social Facebook se e gjithë bota ka kuptuar çuditë e këqija të regjimit në organizimin e zgjedhjeve ku Partia Përparimtare Serbe ka përjetuar mossukses të madh, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shkruar se po i lajmërohen miqtë “të zhgënjyer edhe mërzitur që nuk u realizuan dëshirat e tyre”.

“Dëshirave dhe pritjeve tona nuk guxojmë të ju japim shumë hapësirë, sepse rrezikojnë unin dhe egon tonë dhe krijojnë trishtim, ndjenjën dhe ndjesinë e pafuqisë! Çdo gjë u shkatërrua” Çka do bëjmë tash? Më nuk ka kuptim...e kështu me radhë. Kjo shpirtngushtësi mundet të mposhtet vetëm me mendje të shëndoshë që na ka braktis”, tha Eriç.

Ai iu rekomandon miqve të këndellen dhe shton se “me këto zgjedhje fituam më shumë se që ishte realisht e mundur”.

“E gjithë bota njohu keqdashjen e regjimit në organizimin e zgjedhjeve. SNS partia në pushtet ka pësuar mossukses të madh. Frigoriferi nuk do të mund të sillet më kështu. E nëse fitojmë Beogradin ne jemi në kali”, shkroi ai.

Eriç thotë se secili në fushën e vetë duhet të vazhdojë me punën që i përgjigjet.

“Unë nuk jam shembull i mirë, por ja kam vendos që miqtë të i njoh me elementet themelore të psiko-terapisë, frikëm dhe narcizmin në kuadër të modelit psiko-dinamike”, tha Eriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat