Mbahet takimi i ekspertëve Kosovë-Serbi për targat, Lajçak zbulon detaje

Lajme

Mbahet takimi i ekspertëve Kosovë-Serbi për targat, Lajçak zbulon detaje

Nga: F.B Më: 8 prill 2022 Në ora: 10:48
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës Miroslav Lajçak, përmes publikimit në rrjetin social Twitter ka njoftuar mbajtjen e takimit të shtatë ndërmjet ekspertëve të dy palëve në lidhje me gjetjen e zgjidhjes për tabelat të mbajtur në Bruksel, transmeton “Bota Sot”.

Ai shkroi se dje ka përfunduar takimi i shtatë i ekspertëve ku janë diskutuar opsionet për gjetjen e zgjidhjes lidhur me tabelat e regjistrimit.

“Duke marrë parasysh se afati i përcaktuar për gjetjen e zgjidhjes prej 6 muajve po afrohet, gruput të punës dhe ekspertëve iu duhet urgjentisht të arrijnë kompromisin lidhur me tabelat, gjë që do të përmirësoj shumë lirinë e lëvizjes në rajon”, shkroi Lajçak.

Në vazhdim Lajçak shkruan se “është në përgjegjësinë e të dy palëve të arrihet pajtueshmëri lidhur me opsionin për tabelat”.

Por Lajçak nuk ka dhënë detaje të tjera, sa janë afër palët në arritjen e pajtueshmërisë për tabela sikurse as afatin kur skadon koha e arritjes- kur përmbushet afati 6 mujor i punës së grupit punues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat