AGK’ja e shqetësuar me gjetjet e raportit të DASH’it për Kosovën: Duhet të jenë alarm për institucionet e vendit

Lajme

AGK’ja e shqetësuar me gjetjet e raportit të DASH’it për Kosovën: Duhet të jenë alarm për institucionet e vendit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me gjetjet kryesore të Raportit të Departamentit të Shtetit, lidhur me Kosovën.

Sipas AGK’së, gjetjet e raportit duhet të jenë alarm për institucionet e vendit që të angazhohen në krijimin e një ambienti më të mirë e të sigurt të të bërit gazetari.

“AGK-ja vlerëson se gjetjet e raportit duhet të jenë alarm për institucionet e vendit që duhet të angazhohen në krijimin e një ambienti më të mirë e të sigurt të të bërit gazetari.

AGK-ja gjithashtu fton pronarët e medieve që të lejojnë që gazetarët të raportojnë pa u cenzuruar e frikësuar se do të humbasin vendin e punës”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në raportin e DASH’it thuhet se pavarësisht që në përgjithësi u respektua liria e shprehjes, sërish pati tentime për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare.

Në raport përmendet edhe sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi, intervistimin nga Prokuroria të gazetarit Parim Olluri, si dhe kërcënimin e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazit ndaj “Albanian Post”.

“Departamenti Amerikan i Shtetit citon raportet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit, intervistimin nga Prokuroria të Parim Ollurit për raportimin për vaksinat, si dhe kërcënimin e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi ndaj portalit “Albanian Post”, si tri prej incidenteve më të rënda në vitin 2021”, thuhet në reagim.

Poashtu, është përmendur edhe vështrësia e gazetarëve për marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike.

“Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë qasje në dokumente publike”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat