Zjarr i madh në “Tophane”, Policia jep detaje

Lajme

Zjarr i madh në “Tophane”, Policia jep detaje

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga banesa e cila është përfshirë nga zjarri në  rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës për media Policinë e Kosovës për Prishtinën.

“Rreth orës 12:10,  është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në  rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat