Policia me aksion ndaj lëmoshë kërkuesve në Prizren

Lajme

Policia me aksion ndaj lëmoshë kërkuesve në Prizren

Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur disa lëmoshë kërkues në Komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit, policia në Prizren ka vazhduar sot aksionin e planifikuar për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni, policia ka ndaluar katër persona ku tre prej tyre janë nga Republika e Shqipërisë dhe njëri është shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se katër persona janë shoqëruar në stacionin polcior në Prizren, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, ndërsa në mungesë të dokumentacionit përkatës, tre shtetasit e Shqipërisë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë, ndërsa shtetasit kosovar i është shqiptuar gjoba prej 200 eurove.

Njoftimi i plotë i policisë:

’Gjobiten Lëmoshë kërkuesit ne Prizren’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore Prizren kanë vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit .

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona ku tre prej tyre janë nga republika e Shqipërisë dhe njeri i është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prizren e te cilët janë:

-M A. ,f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh se bashku me dy fëmijët e saj ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare “Galeria” ne Prizren.

-A.D. f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh me tre fëmijët e saj ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ETC” ne Prizren.

-M.G.f/r/sh ,e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ABI Plus” ne Prizren.

-K.Z e lindur me 1965 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ETC” ne Prizren.

Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore. Në mungesë te dokumentacionit përkatës te gjithë janë depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa K.Z i është shqiptuar gjoba ne vlerë prej 200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat