Petar Petkoviq i reagon Vjosa Osmanit, krahasoi Aleksandar Vuçiqin me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq

Lajme

Petar Petkoviq i reagon Vjosa Osmanit, krahasoi Aleksandar Vuçiqin me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq

Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:31
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani e krahasoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Me fyerjet në llogari të presidentit Aleksandar Vuçiq, Vjosa Osmani ka treguar se jeton në të kaluarën dhe se Vuçiqi ka goditur në shënjestër kur ka folur për politikanët e Prishtinës.

Është interesante se si zonja Osmani e njohu veten, e kjo është mundësi për të mësuar një thënie tjetër serbe – një mizë i ra ariut!” – ka shkruar Petar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat