Rikthim pas 23 vitesh/ Kukës, përkujtohet eksodi i refugjatëve të luftës në Kosovë

Lajme

Rikthim pas 23 vitesh/ Kukës, përkujtohet eksodi i refugjatëve të luftës në Kosovë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 20:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas 23 vitesh Kukësi ka pritur sot qindra familje të shqiptarëve të Kosovës. Miradia dhe Enver Prekazi, nga Prekazi i Mitrovicës rikthen në Kukës, ku me dhimbje kujtojnë atë kohë. 

Lotët e Enverit janë ende të freskëta. Me dhimbje kujton humbjen e pjesëtarëve të familjes në pranverën e 1999.

 “Enveri rrëfen se forcat paramilitare serbe e patën rrethuar ku në sytë e tij kryen edhe masakrën e njerëzve të tij të dashur. Enveri thotë se serbët u kishin kërkuar që për 5 minuta duhej të largoheshin nga aty. Mes dhimbjes morën rrugën për Shqipëri”, tha Enver Prekazi.

 “Miradia mban mend se nga Prekazi e deri në Xërxëc kishin ecur në këmbë e nga aty bashkë me 10 fëmijët e tyre, më i vogli prej tyre 4 vjeç e gjysmë, kishin udhëtuar me një makinë ku më pas ishin vendosur në Kukës dhe ku ishin strehuar për disa ditë”, tha Miriada Prekazi. 

Është hera e parë që rikthen pas vitit 1999. Në rikthimin e tyre shprehin falënderimet për pritjen që i bënë kuksianët dhe jo vetëm.  16 prilli është dita e eksodit 99, ku më mijëra shqiptarë të Kosovës rikthehen dhe kujtojnë atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat