Dreçun: Gjermania kërkon që të njohim Kosovën, nuk presim asgjë nga takimi në Berlin

Lajme

Dreçun: Gjermania kërkon që të njohim Kosovën, nuk presim asgjë nga takimi në Berlin

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:52
Millovan Dreçun

“Pozicioni i Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi është i qartë dhe i palëkundur Serbia duhet të njohë Kosovën, prandaj edhe nuk mund të ketë përparim në ekskluzivitet të tillë”, ka thënë kryetari i komisionit të ashtuquajtur" për Kosovën” në Serbi, Millovan Dreçun, në Pink Tv.

Për takimin e thirrur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilëve do t’u bashkangjitet edhe ndërmjetësi evropian, Miroslav Lajçak, sipas Dreçun pritjet serbe janë të vogla, ngase qëndrimet e Gjermanisë janë të njohura.

“Situata [aktuale gjeopolitike] e dikton skenën politike në nivel ndërkombëtar, ngase pasqyron edhe pozitën tonë, siç është për çështjen me Kosovën, d.m.th dialogun. Nëse keni vërejtur, gjatë vizitës së kohëve të fundit të delegacionit amerikan, zyrtarja amerikane për dialogun foli në terma të konfrontimit gjeopolitik të Perëndimit me Federatën Ruse. Ajo tha se vonesa në dialog afekton Rusinë dhe Rusia e përdor. Kjo i shërben dikujt”, ka thënë Dreçun.

Për takimin me Olaf Scholz, ai thotë se “do të jetë e drejtuar drejt presionit ndaj Serbisë për njohje të ndërsjellë me Kosovën”.

“Pozicioni i Gjermanisë është i palëkundshëm dhe qysh në fillim thotë se e vetmja zgjidhje për dialogun është që Beogradi të njohë Kosovën. Në eksluzivitet të tillë, nuk mund të presim progres”, tha mes tjerash ky zyrtar serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat