Vrasja në Suharekë, ky është personi i arrestuar – viktima ndërroi jetë pas plagosjes

Kronikë

Vrasja në Suharekë, ky është personi i arrestuar – viktima ndërroi jetë pas plagosjes

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 13:00 Përditësuar në ora: 13:47 më 18.11.2026
Policia

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

I dyshuari për vrasjen e S. Dakës në Suharekë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se personi i dyshuar për këtë vrasje është Rrahman Hoti.

Media ka siguruar pamjet ku shihet i dyshuari duke dalë nga vetura, disa momente para se ta qëllonte për vdekje viktimën dhe më pas duke u futur sërish në automjet.

Dyshohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti në një parking, ndërsa rrethanat dhe motivet që çuan deri te incidenti mbeten për t’u zbardhur.

Ndërron jetë personi që u plagos në Suharekë

Ka ndërruar jetë personi i cili u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Uka.

Ai bëri të ditur se viktima, S. Daka, rreth 60-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, sipas informacioneve të para, viktima u plagos për shkak të një konflikti për parking.

Rasti në Suharekë, ky është personi që u qëllua

Një person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri sot në qytetin e Suharekës.

Viktima u plagos, për motive dhe në rrethana akoma të paparta - ndërsa s'dihet gjendja e tij shëndetësore.

Klani ka mësuar se personi që u qëllua është S.D., (emër i njohur për redaksinë), i cili në momentet kritike ishte me bashkëshorten.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

"Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.

Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti."

---

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth mesditës në qytetin e Suharekës.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Kallxo, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim të Policisë.

“Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit janë në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat