​Sulm me koktej molotovi ndaj një autosalloni në Graçanicë, dy persona largohen me motoçikletë

Kronikë

​Sulm me koktej molotovi ndaj një autosalloni në Graçanicë, dy persona largohen me motoçikletë

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 09:50
Fotoilustrim

Dy persona të panjohur dyshohet se kanë sulmuar me koktej molotovi një autosallon në Graçanicë, duke shkaktuar zjarr në hapësirën ku ndodheshin veturat.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 21 nëntor 2026, rreth orës 01:00, raporton KosovaPress.

Të dyshuarit dyshohet se kanë hedhur një koktej molotovi në mes të veturave të autosallonit dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.

Zjarri është shuar nga sigurimi i objektit, i cili ka ndërhyrë me aparat për fikjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është cilësuar si “Zjarrvënie” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat