Gjermania e shqetësuar nga Vuçiqi, “Der Spiegel”: Rrezikohet luftë në Ballkan

Lajme

Gjermania e shqetësuar nga Vuçiqi, “Der Spiegel”: Rrezikohet luftë në Ballkan

Më: 6 maj 2022 Në ora: 15:38
Aleksander Vuçiq

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht zhvilloi një vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor, Bosnjë, Serbi dhe Kosovë.

Kjo vizitë lidhet me shqetësimin e saj se Ballkani mund të zhytet sërish në një krizë serioze apo edhe në një konflikt të armatosur midis grupeve etnike. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ishte këtu vetëm disa javë më parë.

Më pas këtë javë, kancelari Scholz ftoi krerët e qeverive të Serbisë dhe Kosovës në kancelarinë për bisedime mbi krizën.

Nuk mungojnë skenarët e tmerrshëm për Ballkanin. Dyshohet se Rusia do të përdorë ndikimin e saj për të destabilizuar rajonin, bazuar në modelin e Ukrainës, shkruajnë mediat gjermane.

Udhëtimi i Lambrecht filloi në Bosnjë, në republikën me shumicë serbe. Shqetësimet për një përshkallëzim në Bosnje kanë alarmuar edhe misionin e BE-së “Altea”, i cili prej shumë vitesh ka një forcë stabilizuese në terren.

Në shkurt, për shkak të tensioneve të mundshme, “Altea” aktivizoi disa kompani luftarake dhe i dërgoi në Bosnjë.

Problemet në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës janë po aq urgjente. Në vitin 2008 Prishtina shpalli pavarësinë e saj. Deri më sot, Serbia nuk e ka njohur këtë sovranitet, përkundrazi ka vazhduar të pretendojë për territorin e Kosovës. Sipas vëzhguesve, situate mund të përshkallëzohet në çdo kohë.

Qeveria federale kishte dëshirë të çonte në përparim të dialogut. Kjo është një nga arsyet pse kancelari Olaf Scholz ftoi Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç në Berlin këtë javë.

Në të kaluarën, Beogradi ka mbajtur demonstrativisht marrëdhënie të mira me Rusinë dhe demonstratat pro-ruse shpërthyen pas fillimit të luftës.

Nëse Serbia do të mbante anën e Rusisë për shkak të zhgënjimit në pranimin e lëkundur në BE, frika është se Moska do të kishte një aleat që më pas mund të ndikonte dhe destabilizonte të gjithë rajonin në interes të Kremlinit, shton “Der Spiegel”. Lambrecht tha se parakusht është që çështja e Kosovës të zgjidhet përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat