Vuk Jeremiq tregon detaje për takimin darkën në Berlin

Lajme

Vuk Jeremiq tregon detaje për takimin darkën në Berlin

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:42
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq dhe Lajçak

Ish-kryediplomati dhe politikani serb, Vuk Jeremiq, që drejton Partinë Popullore në Serbi, pas një sulmi nga mediat e Aleksandar Vuçiqit në lidhje me Kosovën, ka zgjedhur t’ia kthejë presidentit serb duke thënë se gjatë qëndrimit në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiqit, e kanë vazhduar natën në një bar në Berlin ku kanë konsumuar edhe birra.

Jeremiq ka pyetur në Twitter se për çfarë kanë biseduar dy liderët në kafene.

“Natën e kaluar, dy politikanët e shquar të Ballkanit (Kurti dhe Vuçiq) pas darkës me emisarin e BE-së, shkuan për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin – siç u ka hije shokëve. Për çfarë folën ata?”, ka shkruar Jeremiq.

Vuk Jeremiq e Aleksandar Vuçiq kanë pasur përplasje të shumta përgjatë viteve.

Vuçiq e ka akuzuar Jeremiqin e ka shitur Kosovën, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës, kjo pasi Jeremiq në cilësinë e ministrit të Jashtëm kishte insistuar që shpallja e pavarësisë së Kosovës të sfidohet në GjND.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat