Carla del Ponte: Komandantët e UÇK nuk mund të krahasohen me Milosheviçin dhe të tjerët si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Lajme

Carla del Ponte: Komandantët e UÇK nuk mund të krahasohen me Milosheviçin dhe të tjerët si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:26
Carla del Ponte

Ish-kryeprokurja e ICTY në Hagë, zviceranja Carla del Ponte në bisedë me redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Hagë, 10 mja -Sot ne Hagë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë mbajtur konferencën e radhës për ecurin e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi). Në gjykatën e Hagës sot janë lexuar akuzat e reja të ngritura ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë kësaj seance sot në Hagë sikur Hashim Thaçi edhe tre të tjerët janë deklaruar të pafajshëm të cilët Specialja e ka emëuar si nje “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Në nëntorin e vitit 2020 ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte transferuar në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale (KSC), e cila është në Holandë, së bashku me tre bashkëpuntorët (Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) të dyshuar të tjerë. Të katër burrat dyshohen për gati 100 vrasje, zhdukje me forcë, persekutime dhe tortura, veprime të pretenduara të kryera midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Thaçi me shokët e tij akuzohen gjithashtu për eliminimin e rivalëve politikë shqiptarë në Kosovë, përfshirë vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ibrahim Rugovës.

 
Del Ponte: Unë për herë të fundit u takova me Thaçin në 10-vjetorin e Konferencës së Dejtonit. Ai me tha disa gjera interesante…

Se kur është takuar me Hashim Thaçin dhe çfarë mendon për emërimin e ish-komandantëve të UÇK-së si “ndërmarrje të përbashkët kriminale” nga ana e speciales, ish-kryeprokuroja e ICTY-së zviceranja Carala del Ponte në një inetrvistë për gazetën zvcerane Le canton27.ch kishte deklaruar se “Komandantet e UÇK nuk mund të krahasohen me Milosheviçin dhe të tjerët të cilët une i cilësova në aktakuzë si “ndërmarrje e përbashket kriminale”.

Unë për herë të fundit u takova me Z. Thaçi në 10 vjetorin e Konferencës së Dejtonit. Unë i thashë atij se do të hetonim në terren tashmë. Ai m’u përgjigj se UÇK-ja nuk kishte bërë kurrë një krim dhe ishin serbët ata që kishin marrë uniformat e UCK-së!“

Në mediat ndërkombëtare, raportet përmendën se Thaçi ishte i përfshirë në trafikimin e organeve, megjithatë në padinë e ish-presidentit të Kosovës dhe tre të akuzuarve të tjerë për krimet, të cilët aktualisht janë në Hagë, ky trafik nuk përmendet.

Në lidhje me këtë pyetje Znj. Del Ponte u përgjigj se “realisht me të vërtetë e çuditshme, sepse ky trafik organesh përmendet nga Prokurori Amerikan John Clint Ëilliamson, i konfirmuar më parë nga Z. Dick Marty. Sa më përket mua, unë kurrë nuk e kam akuzuar z. Thaçi për trafik organesh. Lidhur me krimet e tjera gjatë dhe pas luftës, përfshirë ato të rivalëve politikë të LDK-së së Ibrahim Rugovës, kjo është një çështje tjetër që do të trajtohet nga Gjykata Penale e Hagës në ditët në vijim.“

Sipas “Le Canton27.ch”, në tekstin e aktakuzës kundër Thaçit dhe kundër tre personave të tjerë në paraburgim në Hagë, thuhet se këta persona i përkasin “një ndërmarrje të përbashkët kriminale”. E njëjta akuzë gjendet në aktakuzën e ish-Presidentit serb Sllobodan Milloshevq, që duket se është bërë një “copy-past”! A mund të krahasohen krimet e forcave serbe të Millosheviqit me ato të UÇK-së?

Zonjës Del Ponte iu përgjigj: “Jo, kjo është diçka tjetër. Nuk mund të krahasohen krimet e forcave të Millosheviqit me ato të UÇK-së. Ky është një gabim i madh nga ana e atyre që përgatitën këtë aktakuzë. Siç e dini, forcat serbe të udhëhequra nga Millosheviqi kryen krime të rënda kundër njerëzimit, masakra, gjenocide dhe spastrime etnike në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Ne nuk duhet të harrojmë përdhunimin e 20,000 vajazave dhe grave të Kosovës gjatë konfliktit.

Lidhur me shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, une e shoh diçka si të ekzagjeruar. Dhe unë, gjithashtu dyshoj si ju, nëse ata që përpiluan këtë aktakuzë i bënë copy-past aktakuzës kundër Millosheviqit, gjë kjo e cila nuk është e drejtë".

Si përfundim, kur u pyetën për sa vite mund të dënoheshin këta të pandehur dhe kur ky Tribunal Special për Krimet në Kosovë mund të përfundonte misionin e saj, znj. Del Ponte u përgjigj se “për një atentat, burgim për disa vjet mund të jetë vendosur. Ju lë të imagjinoni dënimin për vrasjen e 100 personave, i cili u përmend në aktakuzë.“

Lidhur me kohën e veprimit të kësaj Gjykate Speciale është e vështirë të thuhet. E gjitha varet nga numri i aktakuzave dhe numri i çështjeve që do të procedohen. Si Prokuror e dini kur filloni një gjyq, por jo kur do të mbarojë. Unë ju kujtoj se ICTY për ish Jugosllavinë filloi punën e tij në 25 maj 1993. Në fillim ne kishim menduar se do të zgjaste rreth dhjetë vjet … por puna përfundoi në 2017, domethënë 25 vjet më vonë", ka thënë në fund ish-prokurorja zvcerane e TPI-së znj. Del Ponte.

Lufta e fundit në ish-Jugosllavi përfondoi me nje bilanc tragjik. Forcat serbe në Kosovë vrane mbi 13,000 shqiptarë të Kosovës, kryesisht fëmijë, gra dhe pleq, rreth 20,000 vajza dhe gra u përdhunuan, pothuajse një milion refugjatë u dëbuan në Shqipëri dhe Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat