Abazoviq në Parlamentin Evropian: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re

Lajme

Abazoviq në Parlamentin Evropian: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:55
Dritan Abazoviq

Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda pak vitesh.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian, pas një numri të madh të takimeve.

“Rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Unionit. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Evropës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh. Nuk vesoj se dikush e dëshiron këtë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Abazoviq theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe se është e nevojshme të merren vendime të shpejta dhe të zgjuara.

Ndërkohë, ai tha se qeveria e re është formuar me një mesazh të qartë dhe synim për të ecur më shpejt në integrimet evropiane.

“Unë mendoj se këto janë momente historike jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Evropën. Pas 24 shkurtit (fillimi i pushtimit rus të Ukrainës) bota është ndryshe dhe më shumë se kurrë njerëzit në Mal të Zi, rajon dhe Evropë e kuptojnë se ne duhet të jemi bashkë”, pohoi 36-vjeçari.

I pari i qeverisë malazeze tha se vendi i tij do të monitorojë pronat e manjatëve rusë, si dhe të njerëzve që vijnë në Mal të Zi nga Rusia.

Abazoviq tha gjithashtu se qëllimi i Qeverisë është që fokusi nga temat negative, si nacionalizmi dhe përçarjet, të zhvendoset në ato që realisht shqetësojnë qytetarët. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat