Vuçiq thotë se Serbia mbështeti 9 nga 25 deklarata kundër Bjellorusisë dhe mburret se nuk mbështeti asnjë nga 23 deklarata kundër Rusisë

Lajme

Vuçiq thotë se Serbia mbështeti 9 nga 25 deklarata kundër Bjellorusisë dhe mburret se nuk mbështeti asnjë nga 23 deklarata kundër Rusisë

Nga: F.B. Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:09
Aleksandër Vuçiq

President i Serbisë Vuçiq deklaroi se Serbia pjesërisht ka harmonizuar sanksionet që BE ia ka vendos Bjellorusisë, por atë e ka bërë më herët dhe këtu nuk ka asgjë të re, por nuk ka mbështetur asnjë nga 23 deklaratat kundër Rusisë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Këtë e tha në përgjigje të pyetjes se Serbia ka harmonizuar veprimet për sanksione ndaj Bjellorusisë.

Media të caktuar patën raportuar se Serbia ka harmonizuar dhe mbështetur sanksionet që BE ia ka vënë Bjellorusisë në prill për shkak përfshirjes në konfliktin në Ukrainë dhe informata ka dal nga dokumentet e publikuara në internet në faqen e KE-së, sikurse informatën se me 8 prill Këshilli i Evropës miratoi masa shtesë ndaj sektorit financiar dhe rrugor të Bjellorusisë për shkak përfshirjes në agresion rus në Ukrainë.

Vuçiq u përgjigj se “Pjesërisht po edhe pjesërisht jo, ishin 25 deklarata dhe 9 prej tyre i kemi mbështetur dhe 19 nuk janë mbështet, ashtu diçka, por kjo ka zgjatur gjithë vitin dhe nuk ka asgjë të re aty".

Ai shtoi se po shikon vetëm interesin e vendit, si dhe çka mundemi edhe çka nuk mundemi sikurse që po merren parasysh atë që nuk është miqësore e as korrekte.

Por Vuçiq u mburr para gazetarëve se Serbia nga 23 deklarata kundër Rusisë, nuk e ka mbështetur as nuk i është bashkuar asnjërës.

Në pyetjen për harmonizimin e një pjese të politikës së Serbisë me atë të BE-së, Vuçiq tha se ka shumë kërkesa, por edhe nevoja tona dhe puna jonë është kujdesi ndaj Serbisë dhe jo ndaj BE-së.

"Do të kujdesimi për BE kur të bëhemi anëtar i saj, e kemi shumë me rëndësi të kemi raporte të mira dhe të gjendemi në rrugën evropiane dhe të sigurojmë mjaftueshëm ushqim edhe energjentë dhe të kujdesimi për integritetin dhe Kushtetutën dhe për popullin e vendin tonë dhe këtë po e bëjmë shumë mirë” tha ai në hapjen e panairit ndërkombëtar të bujqësisë në Novi Sad.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat