Bulliqi: Qytetarët rrezikoheshin nga motoçikletat e trotinetët elektrik, u detyruam të marrim vendim për ndalimin e tyre

Lajme

Bulliqi: Qytetarët rrezikoheshin nga motoçikletat e trotinetët elektrik, u detyruam të marrim vendim për ndalimin e tyre

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:29
Shpejtim Bulliqi

Komuna e Podujevës ka marrë sot vendim për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave dhe trotineteve elektrik në sheshin e qytetit. Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, thotë se deri te ky vendim erdhi për shkak një varg incidentesh të vogla ditëve të fundit.

Bulliqi theksoi se ky vendim u mor pas ankesave të shumta të qytetarëve të cilët janë rrezikuar nga këto mjete lëvizëse.

“Ne u detyruam që sot të nxjerrim në vendim në mënyrë që qytetarët tanë mos rrezikohen si rezultat i lëvizjes së pakontrolluar të këtyre mjeteve në shesh. Në fund të fundit, sheshi i qytetit është një hapësirë e cila është e destinuar ekskluzivisht për këmbësorë, por jo për mjete tjera lëvizëse. Prandaj, në vazhdën e kërkesave nga qytetarët dhe vërejtjeve të shumta që kemi parë këto ditë nga qytetarë të shumtë të cilët drejtpërsëdrejti janë rrezikuar, ne sot vendosëm që të marrim këtë vendim në mënyrë që brenda për brenda hapësirës së sheshit të ndalohet përdorimi i tyre”, tha ai.

Bulliqi bëri të ditur se shtegu i biçikletave i nisur kohë parë është në përfundim dhe do të jetë i gatshëm brenda pak ditësh.

“Jemi në përfundim të shtegut të biçikletave…të gjitha rrugët janë në disponim edhe për biçikleta, por gjithsesi rreziku që kanë paraqitur me lëvizjen e tyre të pakontrolluar brenda për brenda sheshit, sigurisht që kanë paraqitur problem për qytetarët..brenda pak ditëve do të jetë i gatshëm”, shtoi Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat