Zëvendëskryeministrit serb iu ndalua hyrja në Kosovë

Lajme

Zëvendëskryeministrit serb iu ndalua hyrja në Kosovë

Nga: F. B. Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:22
Branko Ruzhiç

Branko Ruzhiç, zëvendëskryeministër i qeverisë së Serbisë dhe ministri i arsimit dhe teknologjisë është kthyer mbrapsht, duke mos u lejuar të futet në Kosovë, ka njoftuar “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ndalesa ka pasuar edhe pse vizita dhe hyrja në Kosovë në mënyrë të rregullt dhe me kohë është paralajmëruar sipas marrëveshjes dhe procedurave të miratuara, shkruan gazeta.

"Vendimi që ministrit të arsimit të i ndalohet hyrja dhe pjesëmarrja në mbledhjen solemne të njërit prej universiteteve më të rëndësishme të vendit, është dëshmi që konfirmon raportin e pushtetit në Prishtinë dhe mosgatishmërinë e tyre që në çfarëdo kompromisi dhe respektimi të marrëveshjes”, ka deklaruar Ruzhiç, pas ndalesës.

Ai theksoi se “solemniteti” në nderim të arsimit dhe dijës, në asnjë mënyrë nuk rrezikon pushtetin e përkohshëm të Prishtinës, por si duket tradita dhe forca e arsimimit tonë po përjetohet si kërcënim” tha ministri.

Hyrja në Kosovë në vendkalimin në Jarinje iu ka ndaluar edhe drejtorit të  zyrës për IT dhe administratë Mihail Jovanoviç, përkundër marrëveshjes së miratuar dhe procedurave të përcaktuara. Vizita e Jovanoviç ishte e planifikuar për shkak të hapjes së dy qendrave IT në Mitrovicë dhe Graçanicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat