Partia Popullore e Serbisë kërkon debat urgjent për Kosovën dhe Vuçiqit paraqitjen e raportit për Kosovën

Lajme

Partia Popullore e Serbisë kërkon debat urgjent për Kosovën dhe Vuçiqit paraqitjen e raportit për Kosovën

Nga: F. B. Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:52
Aleksander Vuçiq

Partia popullore e Serbisë ka parashtruar iniciativën drejtuar kryetarit të Kuvendit të Serbisë që urgjent të thirret mbledhje në të cilën do të debatohet rreth Ksoovës, e në të cilën duhet ftuar presidentin e Serbisë Vuçiq për të raportuar atje për Kosovën, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e lëshuar nga ky subjekt, thuhet se në atë mbledhje presidenti i Serbisë para deputetëve duhet të paraqes raportin “për situatën aktuale në Ksoovë si dhe për rrethanat relative ndërkombëtare”.

Iniciativa e deputetëve të grupit të partisë popullore përkujton se Prishtina vendimin për tabelat e reja dhe letërnjoftimet personale e ka shtyrë për 30 ditë, përkatësisht për 1 shtator, ndërsa me 18 gusht është caktuar takimi i nivelit të lartë mes Vuçiq e Kurti në Bruksel.

“Konsiderojmë se do të jetë me rëndësi të veçantë që Kuvendi Popullor pas shqyrtimit të përgjithshëm dhe debatit të nxjerr akte relevante që do përcaktonte kuadrin e bisedimeve të Serbisë, ndërsa në lidhje me çështjen e ruajtjes së tërësisë territoriale dhe sovranitetit, të drejtat dhe interesat e Serbisë dhe qytetarëve të nacionalitetit serb në hapësirën e Kosovës”, thuhet në iniciativë.

Partia Popullore në fund përkujton se debati i fundit i Kuvendit për Kosovën ka ndodhur në majin e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat