Ramush Haradinaj, dasmori i vitit - nuk po lë aheng pa shkuar

Lajme

Ramush Haradinaj, dasmori i vitit - nuk po lë aheng pa shkuar

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:14
Ramush Haradinaj ishte mysafir në dasmën e vëllait të dëshmorit Luan Pozhegu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duket se e ka pasur të ngjeshur agjendën me dasma këtë verë.

Që nga muaji qershor e deri më sot, Haradinaj, sipas fotografive të postuara në rrjetin e tij social Facebook, ka qenë mysafir në shumë dasma.

Haradinaj duket se është një mysafir i respektuar, pasi ftohet shumë nëpër ahengje familjare.

Këtë herë ai ishte mysafir në dasmën e vëllait të dëshmorit Luan Pozhegu.

"Luan Pozhegu, vëllai i Dëshmorit Lulzim Pozhegu, dikur i qëndronte afër babes tim dhe kujdesej për vështirësitë e tij.

Sot pata nderin t'i bashkohem gëzimit të Luanit dhe Dashuries në martesën e birit të tyre Blendit me Diellzën.

Jetë të lumtur çiftit!", ka shkrua ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat