U raportua për sekuestrimin e hotelit 6-katësh në Golem / Flet pronari nga Kosova

Lajme

U raportua për sekuestrimin e hotelit 6-katësh në Golem / Flet pronari nga Kosova

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Raporimet nga mediat në Shqipëri për sekuestrimin e hotelit “Princ” në Golem, i ka mohuar pronari, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se biznesi është duke punuar bashkë me stafin.

“Janë gënjeshtra. Hoteli as nuk është bastisur, jemi duke punuar dhe ka edhe mysafirë. Rreth 10 dhoma janë me mysafirë”, ka shtuar ai.

Edhe raportimet për të se është marrë me shpëlarje parash i mohon Gashi, derisa pranon se është non-grata në Shqipëri.

“E gjitha që po thuhet është e qëllimshme”, shton ai duke akuzuar një person nga Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat