Mbahet simpoziumi shkencor “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave”

Lajme

Mbahet simpoziumi shkencor “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave”

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:08
Simpoziumi

Për herë të pestë, po mbahet simpoziumi shkencor “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave”.

Kryetari i shoqatës "Lëvizja", Xhevat Bislimi tha se ky simpozium përkon me pëvjetorin e organizatës po edhe në kohën kur Kosova është në një situatë tensionesh.

"Ishte organizata që veproi në një kohë të përsekutimit. Ky simpozium sot përkon edhe me një situatë tensionesh, presionesh që po i bëhen Kosovës edhe pas 24 vitesh çlirimi nga Serbia. Eshtë një situatë që kërkon unitet politik, srpse përballë kemi Serbinë dhe jo njëri tjetrin", tha ai.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup, Skender Asani foli për përpjekjet e shqiptarëve në mbrojtjen e identetitit dhe trevave shqiptare.

"Armiqtë tanë në vazhdimësi kanë dashur të na devijojnë nga proceset. Kanë pasur provlem me historinë shqiptare në këto treva, sjqiptarët kanë qenë në mbrojtje të identitetit. Me ngritjen e kufijve ballkanik qe dominoheshin nga serbo-sllavia dhe ngritja e këtyre kufijve që të mobilozoheshin. Por, gjatë kësaj periudhe historike shqiptarët rezistuan", tha ai.

Veprimtari dhe i burgosuri politik, Hydajet Hyseni u shpreh se brezat e asaj kohe ishin promotorët e gjitha zhvillimeve për çlirimin e trojeve shqiptare.

"Lëvizja kombëtare me breza rinor, ishin inciatorë dhe promotorë i pothuajse gjitha zhvillimeve të kohës që kemi sot në shqyrtim. Ato vite 82-92 unë isha në grila, në skenë ishin shumë ata që kanë çfarë thonë, por janë edhe ata që nuk janë midis nesh. Këta që janë midia nesh, luftëtarët e lirisë të atij brezi janë si luftëtarë të poezisë së Ismail Kadaresë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat