VAKAT e dënon fjalimin e deputetit boshnjak në parlamentin e Serbisë

Lajme

VAKAT e dënon fjalimin e deputetit boshnjak në parlamentin e Serbisë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 09:38
Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat

Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat ka reaguar me rastin e fjalimit të deputetit të SPP-së Usama Zukorliq në Kuvendin e Serbisë lidhur me Kosovën.

Përmes këtij reagimi koalicionit Vakat dënon ashpër fjalën e Zukorliqit.

Me poshtë shihni reagimin:

Partia Demokratike të Boshnjakëve – koalicioni Vakat dënon ashpër fjalimin e sotëm në debatin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, të deputetit të SPP-së, Usama Zukorliq.

Në fjalën e tij, deputeti i PDP-së, Usame Zukorliq tha disa të pavërteta, dhe besojmë se kjo nismë nuk është vetëm e tij dhe nuk vjen rastësisht në kohën kur në fokus janë negociatat ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.Ai në fjalën e tij tenton të mashtrojë opinionin, pasi gjoja është zëri i boshnjakëve, goranëve, madje edhe i romëve dhe ashkalive të Kosovës.(?)

Në adresimin e tij të mëtutjeshme, ai “lufton” për komunat boshnjake në Kosovë, për të cilat nuk ua di as emrin atyre komunave, ndaj i emërton si “Sredačka Zupa”.(?)

Ai as që e di që rwoni i Zhupës ka rreth 15 vendbanime dhe shumë më tepër se pesë mijë banorë!

Ai flet për arsimin, për të cilin boshnjakët e Kosovës kanë luftuar që nga formimi i institucioneve në Kosovë, për mësimin në gjuhën boshnjake!

Na fton të nxjerrim dokumente serbe që të lëvizim lirshëm në Bosnje dhe Hercegovinë??

Dhe bën sikur nuk e di se liria e lëvizjes me letërnjoftim të Kosovës është mbrojtur me vite nga pala serbe në Bosnjë e Hercegovinë, e cila ka të drejtën e vetos!

Kufirin e Republikës së Kosovës e quan “kufir administrativ.”?
etj.

Usane Zukorliqu duhët të dijë:

Boshnjakët e Kosovës kanë përfaqësuesit e tyre ligjor dhe legjitim si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal;

Boshnjakët e Kosovës janë themelues të institucioneve në Republikën e Kosovës;

Boshnjakët e Kosovës kanë ‘zërin’ e tyre me tre deputetë në Kuvendin e Kosovës;

Boshnjakët e Kosovës janë nënshkrues të Deklaratës për Pavarësinë e Republikës së Kosovës;

Boshnjakët e Kosovës e kanë futur mësimin në gjuhën boshnjake shumë më herët se boshnjakët në Serbi;

Boshnjakët e Kosovës do t’i ushtrojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet, siç është formimi i komunave, në Kuvendin e Kosovës, e jo me propozimin tuaj dhe me propozimin e atyre që ju mbështesin nga Kosova, që çështja e komunave tona të “zgjidhet” në parlamentin serb, dhe ata të cilat mburret me fjalimin tuaj të panevojshëm.

Zoti Zukorliq, me fjalimin tuaj në parlamentin serb u përpoqët të krijoni një përçarje mes boshnjakëve të Kosovës dhe popullit tonë shumicë vëllazërore – shqiptarëve.

Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat, distancohet nga fjalimi juaj në të cilin keni thënë të pavërteta, dhe e pavërteta më e madhe është se ju jeni ‘zëri i boshnjakëve të Kosovës’.

Zoti na ruajt nga kjo ndihme e juaja.

Fillimisht, përpiquni t’i sugjeroni kolegut tuaj të PDP-së se janë shumë të lira poena ta quash Kosovën “Kosovë e Metohi” në një fjalim në emër të partisë suaj PDP në Kuvendin e Serbisë.

Pas gjitha të paraqitura në fjalimin tuaj në seancën për Kosovën në parlamentin e Serbisë, ju kërkojmë që t’u kërkoni falje publike boshnjakëve të Kosovës.

Kryetar i DSB-së

Koalicioni VAKAT

Rasim Demiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat