Mediet serbe akuzojnë Lajçakun se baraspeshoi obligimet e Beogradit dhe Prishtinës

Lajme

Mediet serbe akuzojnë Lajçakun se baraspeshoi obligimet e Beogradit dhe Prishtinës

Nga: F.B. Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 09:59
Miroslav Lajçak

Në prag të bisedimeve të paralajmëruar në Brukseë mes Vuçiq edhe Kurti me 27 shkurt, i dërguari special i BE-së Lajçak ka vënë në të njëjtin “kosh” obligimet e Prishtinës edhe Beogradit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tyre, Lajçak ka theksuar se është një listë me obligime që “palët duhen përmbushur nga pako e 2013”, ku shton se Prishtina duhet të formoj asociacionin e komunave, ndërsa Beogradi të mundësoj kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Porosia e ndërmjetësuesit para takimit të ri, ku duhet diskutuar plani evropian dhe platforma e negociatave, nuk është në harmoni me gjendjen reale në terren dhe obligimet që dalin nga procesi shumëvjeçar i bisedimeve, shkruan gazeta. Sepse Prishtina është obliguar të formoj asociacionin me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 dhe kjo nuk ka ndodhë një dekadë para se serbët të braktisin institucionet. Nga kjo del se së pari duhet diskutuar për asociacionin dhe statusin e saj, kuvendin edhe kompetencat e pastaj hapat tjerë, shkruan “Novosti”.

Sipas ish ministrit të punëve të jashtme Zhivadin Jovanoviç asociacioni i komunave është karremi ku Serbia duhet të gjunjëzohet si shtet.

“Mbrojtja e popullit serb në Kosovë nuk duhet të lihet në duar të huaja. Secili kuadër i bisedimeve që nuk është në kuadrin dhe kornizën e rezolutës 1244 të KS të OKB-së përfshirë këtu plani franko-gjerman përkatësisht plani Sholc-Makron është në kundërshtim me interesat shekullore të Serbisë dhe ardhmërisë së saj” ka thënë Jovanoviç.

Nga Brukseli kanë kumtuar se tema e bisedimeve mes liderëve të dy palëve di të jetë “Propozimi i BE për normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë”.

Ndërsa presidenti i Serbisë ditë më parë ka thënë se shkon të bisedoj pikërisht për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk mund të nënshkruani diçka para 10 viteve, e pastaj dikush të thotë që Vuçiq do një kafe me filxhanin, por pa filxhan. Ata që kanë nënshkruar diçka atë duhet ta përmbushin, përmbushni atë që keni nënshkruar, pastaj shkojmë tutje në atë që pason, e dini çka duhet të bëni” ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat