Mbi 400 dëshmitarë rrëfehen në dy libra mbi krimet serbe në Kosovë

Lajme

Mbi 400 dëshmitarë rrëfehen në dy libra mbi krimet serbe në Kosovë

Më: 28 mars 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

24 vjet punë, hulumtim e kërkim. Kaq iu deshën gazetarit Safet Krivaça, që t’i vë në dritë dy botime mbi krimet e masakrat e  Serbisë të bëra në Kosovë.

“Ferri drejt varrezës masive” dhe “Ura e lotëve”, janë shkrime, që Krivaça, tha në Sytë 7 në Klan Kosova, mund të përdoren nga institucionet e Kosovës, për ta paditur Serbinë për krime lufte.

Sipas tij, në këto dy botime, janë më se 400 dëshmitarë të dorës së parë, që kanë rrëfyer për të krimet e ndjera e të para të militarëve serb në periudhën 1998-1999.

Krivaça në Sytë 7 në Klan Kosova tha se libri “ferri drejt varrezës masive” është rekomanduar nga psikologët që të mos lexohet nga gjeneratat nën moshën 18 vjeçare. Kjo, pasi sipas tij, në të ka rrëfime të tmerrshme mbi llojin e masakrës e gjenocidit që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat