Kundërshtari i Vuçiqit: Njohja e Kosovës nuk është kusht, në BE ka ende shtete që nuk e kanë njohur Kosovën

Lajme

Kundërshtari i Vuçiqit: Njohja e Kosovës nuk është kusht, në BE ka ende shtete që nuk e kanë njohur Kosovën

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:12
Dragan Gjilas

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas, ka thënë se nuk varet nga Serbia  nëse cështja e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara do të diskutohet ndonjëherë në Këshillin e Sigurimit dhe organizatave ndërkombëtare, por vetëm nga interesat e Rusisë dhe Kinës.

Sipas tij,  po ashtu në Asamblenë e Përgjithshme (OKB) atë ditë që të mbahet votimi, do të varet nëse ka vullnet të gjysmës së vendeve për ta pranuar Kosovën në këtë Organizatë.

Gjilas, që është kundërshtar i Vuçiq ka qëndrim të njëjtë për Kosovën. Sipas tij, është qëndrim i tij dhe i partisë së tij që “Kosova ështe pjesë integrale e Serbisë, dhe se Serbia nuk duhet të njohë kurrë pavarsinë e Kosovës dhe as të votoj për hyrjen e saj në OKB”.

Duke folur për disa pika të marrëveshjes Kosovë -Serbi, Gjilas tha se nuk ka problem nëse do të njihen dokumentet e lëshuara nga “autoritetet e Prishtinës”, sepse Serbia ua njeh tashmë letërnjoftimet dhe lejet e qarkullimit.

Ai tutje tha se marrëveshja e Ohrit është bërë pjesë integrale e kapitullit të 35-të të integrimeve evropiane të Serbisë, por sipas tij ajo ka të drejtë të mos e votojë një gjë të tillë, nëse kjo paraqitet në OKB.

Gjilas vlerësoi se refuzimi i këtij plani “të keq”, të cilin BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë të pranuar, do të ishte shumë i keq për Serbinë dhe do të çonte në izolim, pasoja të rënda ekonomike dhe eksod të mëtejshëm të popullatës.

 I pyetur nëse Serbia mund të hyjë në BE derisa ta njohë pavarsinë e Kosovës, Gjilas pohon se një kërkesë e tillë nuk ekziston dhe se sot janë disa shtete pjesë e vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës.

“Një prej tyre është Spanja e cila nuk do ta njeh Kosovën per arsyet dhe argumentet e veta” tha Gjilas duke potencuar se në këtë marrëveshje nuk flitet asnjë fjalë për njohjen e pavarësisë nga Serbia.

Ai tha se nuk pret që pesë vendet e BE-së apo ndonjë shtet në botë, ta njoh Kosovën për shkak të kësaj marrëveshjeje.

Sipas Gjilas, “marrëveshja është e keqe”, sepse Aleksander Vuçiq  negocioi dhe administroi vetë këtë marrëveshje.

“Kjo është një disfatë e asaj politike, disfatë e faktit që dikush mendoi se mund të vendosë gjithcka vetë, disfatë e gënjeshtrave që kishte bërë Vuçiq për 10 vite, dhe duke menduar se po e mposhtim Kosovën në çdo hap” theksoi ai në televizionin e Vojvodinës.

Gjilas ka bërë një zotim duke thënë se me partinë e tij do ti përfundojnë negociatat për anëtarsimin në Bashkimin Evropian pas katër vitesh. Dhe po ashtu deklarojnë se pas kësaj  iu nevojiten edhe dy vite për ratifikimin e traktatit të anëtarsimit në parlamentet e BE-së, që do të thotë se Serbia do të bëhet anëtare e Unionit Evropian ne vitin 2030, tha kryetari, Dragan Dilas për TV Nova S, raporton SSP.

“Qasja e Serbisë ndaj BE-së , pra reformat, do ta shkurtonin sundimin e Aleksander Vuçiqit dhe do të nënkuptonte fundin politik të tij”. Në fund të fundit , ne nuk duhet të shkojmë në BE për Evropën,  por për ne, sepse nëse Serbia zbaton reforma dhe organizon sistemin, për BE-në Serbia do të jetë një vend tjetër i organizuar, dhe për ky është realizimi I asaj që në të vertëtë ëndërroni-paga më të mira, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, gjyqësor të pavarur, ulje të korrupsionit, media të lira”, tha Gjilas.

Ai foli edhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Ai tha se nëse duam të bëjmë përparim, duhet të vendosim sanksione të pjesshme ndaj Rusisë, dhe për këtë thotë se tashme Serbia është vonë dhe pasojat po ndihen gjithnjë e më shumë.

Duke folur edhe për prolemet e mbrendshme të Serbisë, ku sipas tij, pasojat e politikës aktuale janë një Serbi e tejmbushur me borxhe dhe e rrezikuar ekonomikisht, ku ka korrupsion të madh, krim të organizuar e që është i lidhur me pushtetin, një vend ku mediat nuk janë të lira, ku të drejtat e punëtorëve janë të kërcënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat