Haradinaj: Shqetësuese tendenca e disa eksponentëve të pushtetit për t’i kontolluar mediat

Lajme

Haradinaj: Shqetësuese tendenca e disa eksponentëve të pushtetit për t’i kontolluar mediat

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:19
Ramush Haradinaj

“Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre! Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, ai ka thënë se duhet reflektuar mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!”, ka shtuar tutje i pari i AAK-së.

Ndryshe, Organizata Reporterët Pa Kufij ka publikuar të mërkurën Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast ka paraqitur shqetësimin për gjendjen e lirisë së mediave, ndërkaq Kosova ka zënë vendin e 56-të sivjet për dallimin nga viti i kaluar që ishte në të 61-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat