Vuçiq: Presion i madh, thelbi është që Serbia ta njohë Kosovën dhe Prishtina të mos bëjë asgjë

Lajme

Vuçiq: Presion i madh, thelbi është që Serbia ta njohë Kosovën dhe Prishtina të mos bëjë asgjë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 20:58
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia është nën presion të madh për Kosovën dhe se thelbi i të gjitha këtyre presioneve është që sipas tij, Serbia ta njohë Kosovën, por “Prishtina të mos përmbushë asgjë”.

Pas seancës së kryesisë së partisë së tij SNS, Vuçiq u tha gazetarëve atje se tema kryesore ishte graviteti i situatës politike me të cilën siç thotë ai, po përballet Serbia dhe të gjitha presionet ndaj të cilave është e ekspozuar, “veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kosovën”.

“Është e qartë dhe e paqartë, bazuar në raportin e Petar Petkoviqit, si dhe në atë që thashë, se ekziston një plan ‘de fakto’ me të cilin ata po përpiqen t’i thonë Serbisë dhe serbëve se disa i kanë përmbushur të gjitha obligimet e tyre, duke dëgjuar për prezantimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por thelbi i planit është që ne t’i njohim ato, pa bërë asgjë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se SNS ka dhënë mbështetje të plotë për “vendimet që kanë të bëjnë gjithmonë me arritjen e një kompromisi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat