Petkoviq: Ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen policët, jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë

Lajme

Petkoviq: Ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen policët, jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:07
Policët e Kosovës, të arrestuar nga Serbia

Petar Petkoviq, drejtor i ashtuquajturës Zyre për Kosovën ka thënë sot se janë të tronditur me thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e tre policëve të Kosovës, gjersa theksoi se ambasadat nuk vendosin kur do të lirohen ata.

Petkoviq duke komentuar situatën në Kosovë tha se serbët nga veriu do të “vendosin se çfarë dhe si do të veprojnë” në ditët në vijim.

“Jemi të shokuar me kërkesat e SHBA-së dhe Britanisë, në të cilat nuk e di se çfarë po kërkojnë nga Serbia për lirimin e policëve të arrestuar dhe askush nuk e përmend faktin se është e nevojshme lirimi i serbëve të pafajshëm. E shihni se çfarë hipokrizie. Nuk vendosim ne se kur do të lirohen policët, ne jemi shtet ligjor, këtë e vendos prokuroria dhe gjykata. Kjo nuk vendoset as nga ambasadat, as me ndonjë njoftim”, tha ai, duke përsëritur fjalët e Vuçiqit se Serbia është një vend serioz.

Ai gjithashtu thotë se “ne jemi në qoshe. Nuk kemi ku të tërhiqemi, nuk ka ku të tërhiqet populli serb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat