Terras kritikon fort Costan që takoi “mikun më të mirë” të Putinit në Beograd

Lajme

Terras kritikon fort Costan që takoi “mikun më të mirë” të Putinit në Beograd

Më: 13 maj 2025 Në ora: 16:13
Foto nga takimi

Të martën në Beograd po qëndron Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili mes tjerësh ka takuar edhe presidentin e këtij vendit, Alleksandar Vuçiq.

Për këtë takim ka reaguar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili e ka kritikuar të njëjtin për takimin me kreun e shtetit serb.

“Pavarësisht kundërshtimit nga ana e deputetëve nga 14 shtete të ndryshme anëtare, kreu i KE-së, Costa megjithatë vendosi të takojë mikun më të mirë të Kremlinit, presidentin e Serbisë, Vuçiq”.

“BE-ja nuk guxon të lejojë këto dështime diplomatike”, ka deklaruar Terras në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat