Shkaktoi aksident me fatalitet në Gjakovë 7 vjet burgim për të pandehurin dhe marrje e lejes së vozitjes për tri vjet

Lajme

Shkaktoi aksident me fatalitet në Gjakovë 7 vjet burgim për të pandehurin dhe marrje e lejes së vozitjes për tri vjet

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.P., shtetas i Republikës së Kosovës për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Në njoftimin për media thuhet se pas shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, Samedin Cena, e shpalli fajtor të pandehurin K. P., për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik, e cila kishte përfunduar me fatalitet.

“Të pandehurit iu shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjet.

Si dhe dënim plotësues marrje e lejes së vozitjes, duke i ndaluar drejtimin e automjetit në kohëzgjatje prej tri vjet, duke u llogaritur pas mbajtjes së dënimit të shqiptuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat