Vrasja në Drenas: Ky është personi që humbi jetën – zbulohet edhe i dyshuari

Lajme

Vrasja në Drenas: Ky është personi që humbi jetën – zbulohet edhe i dyshuari

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një vrasje ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fushticë të Drenasit.

Viktima, Ragip Shala, ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë.

Derisa sot, policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari.

Media mëson se i dyshuari lidhur me vrasjen është Vehbi Plakaj, derisa ende nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

Po ashtu, është konfiskuar edhe një pistoletë, një fishek dhe një gëzhojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat