9 vjet më i ri, zbulohet i dashuri i aktores së njohur turke

Mediale Vip

9 vjet më i ri, zbulohet i dashuri i aktores së njohur turke

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Tuba Buyukustun

Romanca e re e aktores së njohur Tuba Buyukustun me aktorin Ekin Mert Daymaz, është kthyer në lajmin më të komentuar në mediat rozë. Sipas medieve turke, aktorja bukuroshe, prej një muaji po frekuentohet me Daymaz, i cili është 9 vjet më i ri se ajo.

38-vjeçarja është kujdesur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë lidhje të shkurtër, por paparacët e kanë kapur çiftin së bashku në Badat Caddesi, një zonë periferike e Stambollit. Në rrjetet sociale, ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin dhe kjo, pa dyshim, për të fshehur çdo gjurmë në sytë e publikut.

Aktorja e njohur për shumë seriale në Turqi është takuar nga miq të përbashkët me Daymaz dhe prej një muaji vijojnë të ndajnë kohë me njëri-tjetrin.

Tuba Büyüküstün u nda me producentin Umut Evirgen pak muaj më parë. Daymaz, 29-vjeçar, ka pasur histori dashurie me Hande Erçel, Eliz Sakuçolu, Melisa Döngel dhe Simay Barlas.

Thuhet që aktorja po e mban sekret dashurinë me Ekin Mert Daymaz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat