Flora Suldashi flet për prestigjiozen gjermane BUNTE

Mediale Vip

Flora Suldashi flet për prestigjiozen gjermane BUNTE

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:56
Flora Suldashi

Prestigjiozja gjermane BUNTE.DE i ka dhënë një rëndësi të madhe intervistës ekskluzive me Flora Suldashin, e botuar në rubrikën ROYALS, si topstory, për punën e saj si kreatore e modës, brendin e saj "Flora S", bashkëpunimin e saj me Princeshën Elia dhe përshtypjet e saj nga dasma mbretërore.

Kjo vjen tani pas lindjes se Princeshës Geraldinë, për lindjen e të cilës raportuan shumë media të huaja prestigjioze dhe mbretërore.

Në fillim përshkruhet bashkëpunimi shumëvjeçar i Florës nga Hamburgu, me korporatën „Miss Germany“ dhe sfilitat e brendit të saj „Flora S“ në javën e modës në Berlin, pastaj për bashkëpunimin me Princeshën Elia Zaharia Zogu.

Ndër të tjera, BUNTE duke tërheq dy vija të bukura paralele, duke cituar se si fustani i dasmës i krijuar nga Flora Suldashi, bashkoi në një pikë të dy princeshat Kate Middelton dhe Elia Zaharia Zogu.

„Pëlhura e veshjes së dasmës Elias erdhi nga e njëjta fabrikë si veshja e dasmës së Kate Middleton!

Image

Sigurisht, një ngjarje e tillë mbretërore ka gjithashtu shumë punë: "Dasma ishte planifikuar shumë mirë paraprakisht dhe natyrisht pamja e Princeshës së Kurorës ishte në plan të parë", thotë Flora. "Ne kemi hedhur shumë mendime në hartimin e veshjes, sepse kemi dashur të pasqyrojmë stilin e veçantë dhe elegant të monarkisë në të. Veshja duhej të ishte perfekte, me elegancë mbretërore, e përshtatshme për rastin, në të njëjtën kohë e përjetshme dhe moderne dhe te reflektonte identitetin e Princeshës.

"Mjaft sfidë! Dhe diçka tjetër ishte shumë e rëndësishme gjatë hartimit të veshjes -fustanit te dasmës, të cilën nusja duhej ta vishte edhe jashtë për foto me mysafirët : "Ne zgjodhëm një material të rëndë në mënyrë që veshja të mos ngrihej rastësisht nga erëra".

Image

Veshja përbëhej nga dy pjesë. Mëndafshi i pjesës së poshtme erdhi nga fabrika e Londrës, e cila tashmë kishte furnizuar materialin për fustanin e mëndafshtë paraprak ngjyrë të gjelbër qiellore, të cilin Flora e kishte krijuar për Princeshën Elia ),ndërsa tani mëndafsh ngjyrë perle për fustanin e dasmës- dhe ndër të tjera edhe pëlhurat për martesën e dukeshës Kate (38, lindur Kate Middleton) dhe Princit William (38) ishin nga e njëjta fabrikë. Pjesa e sipërme ishte bërë nga dantella nga Gjermania”, shkruan BUNTE.

Gjithashtu BUNTE citon se fustani i dasmës mbetet si pasuri e historisë së Monarkisë dhe do te ruhet ne Muze.

Më tutje Bunte, përshkruan përshtypjet e Florës nga Hamburgu, per dasmën mbretërore ku kishin marrë pjesë mbi 800 mysafirë nga rrethi i lartë mbretër, politikanë, artistë dhe aristokratë nga mbi 30 shtëpi aristokratësh....

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat