Mihrije Braha tregon arsyen pse u dënua me një vit burgim

Mediale Vip

Mihrije Braha tregon arsyen pse u dënua me një vit burgim

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:16
Mihrije Braha

Tashmë që koncertet muzikore nuk janë problem për artistët, dikur nuk ka qenë kështu.

Për shumë këngëtarë të estradës shqiptare, tre dekada më parë ka qenë e vështirë të udhëtonin në vendet fqinj për koncertet e tyre.

Kështu, Mihrije Braha e ftuar në emisionin Prive, ka rrëfyer se si në vitin 1995 ishte dënuar me një vit burg në Maqedoni.

“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalin policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Tutje Braha shtoi: “Na i morën pasaportat, na kthejnë, na dënojnë një vit burg, ndërsa me kusht dy vite dhe me dinarë”.

Por, ajo së bashku me bashkëshortin nuk zgjodhën të ngujohen, por që paguan dënimin me para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat