Gresa sjell ripërpunimin e “Çohu Rexho”

Mediale Vip

Gresa sjell ripërpunimin e “Çohu Rexho”

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:08
Gresa Behluli

Gresa Behluli ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Në prag të festave, këngëtarja e njohur i ka bërë dhuratë fansave të saj një këngë të re.

“Çohu Rexho” është kënga e vjetër shqipe që Gresa e solli të ripërpunuar.

“Çou Rexho” ndër këngët e mija të preferuara që paraqet një histori të dhmbshme.

Për herë të parë e kam dëgjuar nga Nexhmije Pagarusha dhe pastaj edhe nga nëna ime Shkurte Fejza dhe gjithmonë më ka zgjuar emocion dhe vendosa ta risjell të perpunuar në stilin tim si vazhdim i përpunimit të disa perlave të muzikës sonë”, ka thënë Gresa, e cila ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja.

Kënga erdhi e realizuar edhe me video ku Gresa shfaqet e kuruar në çdo detaj si gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat