“Edhe sot ka burra patriotë”, Aurela Gaçe ka dy fjalë për Shaip Kamberin

Mediale Vip

“Edhe sot ka burra patriotë”, Aurela Gaçe ka dy fjalë për Shaip Kamberin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:30
Aurela Gaçe

Ditë më parë u komentua shumë një veprim i deputetit shqiptar Shaip Kamberit, në parlamentin e Serbisë.

Kamberi kishte vendosur flamurin kombëtar shqiptar gjatë kohës kur po mbahej një seancë kuvendi atje, ndërsa ky veprim nxiti reagime të shumta.

Së fundi, këngëtarja Aurela Gaçe, me anë të një postimi në Instagram, thotë se nuk mundi pa e shpërndarë këtë, teksa shton se edhe sot ka burra patriotë.

“Nuk ka diçka më të rëndësishme se identiteti. Mund të kemi para dhe punë, por nëse s’kemi identitet e gjuhë… ky flamur është përdorur nga shqiptarët që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar se shtetëror”, ka thënë ai.”

Shaip Kamberi

Edhe sot ka burra patriotë. Nuk mund te qëndroja pa e postuar këtë zotëri që ka vendosur Flamurin Kombëtar Shqiptar në Parlamentin Serb, vetëm pak ditë më parë.”, shkruan ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat