Luana Vjollca me performancë live

Mediale Vip

Luana Vjollca me performancë live

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:48
Luana Vjollca

Sapo ka filluar puntata e dhjetë e “Shiko Kush LUAN” dhe si asnjëherë më parë emisioni u hap me një performancë live nga e zonja e shtëpisë autorja dhe moderatorja Luana Vjollca.

Autorja e programit këndoi një ndër këngët shqiptare më të pëlqyera si “Moj e Bukura More”. Kjo performancë mezi është pritur nga të gjithë dhe Luana na ka mahnitur vërtet.

Performanca u mbyll me këngën “Lule lule” nga të gjithë ftuarit në “Shiko Kush LUAN” Manjola Nallbani, Ogresa Zaimi, Korab Shaqiri, Blunt & Real 1 dhe dy futbollistët Andi Lila e Florent Hadërgjonaj.

Surprizat nga skuadra e “Shiko Kush LUAN” sapo kanë filluar për festat e 28-29 Nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat