Miss Universe Kosova, Blerta Veseli së shpejti me emision televiziv – i pyet ndjekësit se në cilin TV duan ta shohin

Mediale Vip

Miss Universe Kosova, Blerta Veseli së shpejti me emision televiziv – i pyet ndjekësit se në cilin TV duan ta shohin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:00
Blerta Veseli

Pas suksesit që pati në garën për t’i zgjedhur ‘Miss Universe Kosova 2020’, Blerta Veseli duket se po përqendron punën edhe në një sferë tjetër.

Bëhet fjalë për një emision televiziv, për të cilin bukuroshja bionde ka paralajmëruar në rrjetin social Instagram.

Fillimisht ajo kishte pyetur se në cilin kanal do të dëshironin fansat ta shihnin, ku këta të fundit kishin dhënë opsione të ndryshme.

Përndryshe, Blerta ende nuk ka dhënë detaje se çfarë tematike do të përmbajë emisioni i saj, por që mbetet të shihet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat