Edhe Stanaj bën urimin e tij për ditën e Pavarësisë!

Mediale Vip

Edhe Stanaj bën urimin e tij për ditën e Pavarësisë!

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:14
Stanaj

Dita e djeshme shënoi 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Çdo herë në këtë muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kështu, edhe pse në kushte pandemie si asnjëherë më parë, shqiptarët festuan në mënyra të ndryshme këtë ditë, teksa rrjetet sociale u veshën kuq e zi.

Urime të shumta erdhën nga figura të rëndësishme dhe sigurisht artistë të njohur ndërkombëtarisht. As Stanaj nuk ka harruar të bërë urimin e tij simbolik.

Shqiptari nga Mali i Zi ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shihet në një koncert teksa mban në duar flamurin shqiptar. Ai e ka shoqëruar foton me disa emoji zemre dhe asnjë fjalë s’mund të fliste më tepër.

E para që na ngriti zemrat peshë ditën e djeshme ishte Dua Lipa, e cila ka postuar një foto ku shfaqet duke valëvitur në krahë flamurin kuq e zi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat