Me një pozë atraktive nga vetura e saj luksoze, Morena vë në dukje ndryshimin e saj të ri

Mediale Vip

Me një pozë atraktive nga vetura e saj luksoze, Morena vë në dukje ndryshimin e saj të ri

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:00
Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është gjithmonë shumë e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ndryshimet e saj të mëdha në dukje komentohen në masë të madhe nga fansat, e njëlloj ka ndodhur edhe me imazhin e fundit që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Morena ka publikuar së fundmi për fansat një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive teksa pozon me stilin e ri të flokëve të prera shkurt.

Në dorë, ajo mban qenin e saj, ndërsa duket mjaft tërheqëse teksa promovon luksin që ajo gëzon brenda veturës së saj, ku edhe është realizuar fotografia.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për ndryshimin e ri.

Ndërkohë, përsa i përket muzikës, bukuroshja Taraku është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të findit “Alexander”, që është pritur mirë nga fansat e saj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat