Këngëtari i njohur rrëfen si e përjetoi Covid-19: S’dua të bëj panik, por nuk është shaka

Mediale Vip

Këngëtari i njohur rrëfen si e përjetoi Covid-19: S’dua të bëj panik, por nuk është shaka

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:51
Skerdi dhe Vesa Ago

Pak ditë më parë, reperi i njohur Skerdi, përfundoi ditët e izolimit. Ai ishte infektuar me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit, reperi ka treguar se e ka përjetuar keq këtë situatë, por për fat të mirë e ka kaluar.

“S’dua të bëj panik por nuk dua as të mendoni që nuk është asgjë…Unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që mos e merrni për shaka”, shkruan këngëtari.

Ai njoftoi pak ditë më parë se ishte prekur nga Covidi së bashku me gruan e tij.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt", ka shkruar reperi.

Kujtojmë që kënga më e fundit e këngëtarit titullohet “Amelia” që u publikua dy muaj më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat