U arrestua pasi u kap me pistoletë e kokainë në çantë, lirohet me kusht këngëtari Notis Sfakianakis

Mediale Vip

U arrestua pasi u kap me pistoletë e kokainë në çantë, lirohet me kusht këngëtari Notis Sfakianakis

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:54
Notis Sfakianakis

Këngëtari Notis Sfakianakis është liruar me kusht pasi, policia greke e arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes të së djelës.

Këngëtari i famshëm ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin që lidh qendrën e Athinës me zonën bregdetare Vuliagmeni, në momentin që u ndalua prej një patrulle të policisë e cila po kryente kontrolle për masat anti covid në kryeqytetin e vendit.

Pasi u ndalua, policët konstatuan sjellje të çuditshme prej këngëtarit të famshëm,ndaj dhe vendosën të kontrollojnë mjetin.

Në çantën e tij u gjet një pistoletë të cilën këngëtari aq shumë i debatuar për sjelljen e tij raciste dhe antisemite e mbante pa leje, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.
Dyshohet se në momentin e ndalimit, këngëtari i famshëm grek,kishte përdorur sasi të lëndës narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat