U tall me transplantin e veshkave që këngëtarja bëri 3 vite më parë, seriali televiziv i kërkon falje publikisht Selena Gomez

Mediale Vip

U tall me transplantin e veshkave që këngëtarja bëri 3 vite më parë, seriali televiziv i kërkon falje publikisht Selena Gomez

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:24
Selena Gomez dhe Francia Raisa

Krijuesit e serialit televiziv “Saved By The Bell” i kanë kërkuar falje Selena Gomez për një shaka që është bërë në një episod së fundmi në lidhje me transplantin e veshkës së saj.

Një zëdhënës i “NBC” tha se nuk ishte “kurrë qëllimi i tyre” të bënin shaka me operacionin e saj, raporton “BBC”.

Seriali i ristartuar përmban një episod ku dy personazhe diskutojnë se kush i dhuroi një veshkë këngëtares në 2017-ën.

“NBC” gjithashtu tha se ata kishin qenë në kontakt me Gomez për të bërë një donacion për bamirësinë e saj.

Selena, 28 vjeç, bëri një transplant veshke tre vjet më parë pasi u diagnostikua me sëmundjen auto-imune “Lupus”.

Dhurimi i veshkave duhet të ‘respektohet’

Personazhet në “Saved By The Bell” spekuluan në një skenë se kush e dhuroi veshkën: me një që pretendonte se ishte Demi Lovato dhe një tjetër duke thënë se ishte mamaja e Justin Bieber.

Më vonë gjatë episodit, disa mbishkrime shfaqen në mur, ku thuhet: “a ka Selena Gomez ndonjë veshkë?”

Ajo ka veshka, dhe njëra prej tyre iu dhurua nga shoqja më e mirë, Francia Raisa.

Francia që atëherë ka postuar në Twitter për episodin, duke lavdëruar donatorë të tjerë për kryerjen e një “veprimi vetëmohues”.

Fiona Loud është udhëheqësja në bamirësinë “Kidney Care UK” dhe ka marrë vetë një veshkë që ia kanë dhuruar.

Ajo thotë se dhurimi i një veshke është “një nga gjërat më vetëmohuese që një person mund të bëjë” për një mik, anëtar të familjes ose një të huaj.

“Kjo bujari e jashtëzakonshme transformon jetë dhe është diçka për t’u respektuar, në vend që të tallet.

Çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar rreth 20 njerëz hasen me mosfunksionimin e veshkave dhe fatkeqësisht të paktën një person do të vdesë çdo ditë në nevojë për një transplant.

Ne do të dëshironim të falënderonim maksimalisht dhuruesit e mahnitshëm të veshkave si Francia Raisa.”

Çfarë është “Lupusi”?

Sipas “Shërbimit Kombëtar të Shëndetit”, është një gjendje shëndetësore afatgjatë që shkakton dhimbje të kyçeve, skuqje të lëkurës dhe lodhje.

Nuk ka shërim dhe gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, plagë në gojë, një temperaturë të lartë dhe rënie të flokëve.

Nuk është e lehtë të diagnostikohet sepse ka simptoma të ngjashme me sëmundjet e tjera, por një test gjaku zakonisht zbulon problemin nëse gjenden nivele të larta të një lloji antitrupash.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat