Merret vendimi për ceremoninë e “Oscar”

Mediale Vip

Merret vendimi për ceremoninë e “Oscar”

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Është marrë vendimi për “Oscar”.

Oscar 2021 do të zhvillojë ceremoninë përmes Zoom-it.

Kjo u njoftua nga një zëdhënës i Akademisë së Arteve dhe Shkencave ekskluzivisht për Variety, transmeton lapsi. ‘Nata e Yjeve’ e këtij viti ishte zhvendosur në 25 prill 2021 për shkak të pandemisë. Sidoqoftë mbetet pyetja se sa njerëz do të pranohen në Teatrin Dolby në Los Angeles, ku zhvillohet tradicionalisht ceremonia.

Salla ka një kapacitet prej 3400 vendesh dhe shumë yje mund të refuzojnë ftesën. Ndërkohë, shpresa e Akademisë është që deri më 25 prill teatrot do të hapen përsëri, duke lejuar kështu më shumë filma të marrin pjesë.

Edhe nëse kjo nuk ndodh, ideja është që të organizojnë shpërndarjen e çmimeve si në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat