Donaldi i bëri Borës dhuratën më të bukur

Mediale Vip

Donaldi i bëri Borës dhuratën më të bukur

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Donaldi dhe Bora Zemani

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kthyer në njërin prej çifteve më të pëlqyera në showbizin shqiptar.

Ditën e sotme të dy na kanë ëmbëlsuar ditën me deklaratat dhe gjestet e ëmbla publike.

Sikundër e dimë tashmë, Donaldi ka pasion pikturën, për të cilën ka studiuar, dhe shpeshherë ndan me ndjekësit pjesëza nga arti i tij.

Mirëpo, ditën e sotme ai ka realizuar ndoshta pikturën më të bukur, partneren e tij.

Aktori i njohur ndau në Instagram një video ku ka treguar gjithë procesin për realizimin e këtij portreti, teksa ka shkruar “Për ty @borazemani”.

Sigurisht, edhe moderatores i ka pëlqyer shumë kjo vepër dhe s’mund të rrinte pa një dedikim publik.

“Të dua!”, ka shkruar Bora, teksa Donaldi ia ka kthyer “Unë më shuuumë.”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? (@donaldveshaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat