Xhelozi në “Love Story”, konkurrentet thumbojnë binjaket dhe “princin modern”: Saimirit i pëlqejnë dyshet

Mediale Vip

Xhelozi në “Love Story”, konkurrentet thumbojnë binjaket dhe “princin modern”: Saimirit i pëlqejnë dyshet

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
“Love Story”

Binjaket e “Love Story’, Silvana dhe Albana Xhani janë kthyer në dyshen më të diskutuar të këtij formati. Pjesëmarrja e tyre në të njëjtin spektakël dashurie nuk është pritur mirë nga një pjesë e publikut dhe nga vajzat e tjera konkurrente. Madje duket se mes tyre kanë nisur edhe debatet e para, ndaj konkurrentet nuk kanë ngurruar të thumbojnë publikisht motrat binjake.

Gjatë një interviste për “Daily Love Story”, Ariana dhe Suela janë shprehur të zhgënjyera që princi modern, Saimiri, nuk i përzgjodhi për takim herën e fundit. Ato thanë se bënë gjithçka që t’i binin në sy Saimirit gjatë lojës në pishinë, por ai bëri zgjedhje të tjera.

Më pas ato shtuan se ndoshta Saimirit i pëlqejnë më mirë takimet me dy vajza njëherësh, duke thumbuar kështu drejtpërdrejtë motrat binjake.

“Na ka ruajtur për vend tjetër, mbase dyshe. Meqë doli në modë kjo dyshja. Prandaj erdhëm të dyja këtu, ta bëjmë edhe ne njëherë kështu“, tha Suela.

Ndërkohë para disa javësh motrat Xhani u shprehën se ato janë bërë pjesë e spektaklit për të fituar respektin e Saimirit, sepse nuk do të shkojnë të dyja në shtrat me princin modern.

“Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asgjë të ekzagjeruar, asnjë degradim asnjë puthje asnjë afrim sepse fundja jemi motra, jemi binjake. Jemi të lidhura jashtëzakonisht shumë dhe me siguri nuk do vijmë këtu të ndajmë të njëjtin mashkull. Mashkulli do të njihet, në qoftë se zemra nuk komandohet, nëse mua zemra ma bën trak siç thuhet në Itali, unë do të vendos të rri këtu dhe ta zgjas unë atë rrugë. Kemi parë shumë shpejt reagimin e njerëzve pasi mbaruam spektaklin, nuk e prisnim. E mora si një gjë negative, fakti që kemi ardhur ne të dyja, motra binjake. Nuk kemi ardhur këtu që të frekuentojmë të dyja, që të shkojmë në shtrat të dyja me ty”, janë shprehur binjaket më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat