Kastro publikon këngën e re “Teka teka”

Mediale Vip

Kastro publikon këngën e re “Teka teka”

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:58
Kastro

Reperi i ri Kastro ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Teka teka” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është produkt i Kastros dhe producentit Florent, gjersa tekstin e këngës e ka shkruar vet Kastro.

“Teka teka” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft të veçantë dhe atraktive.

Për regjinë e klipit është kujdesur regjisori Enis Nishori.

Kastro përndryshe numëron tashmë një numër të madh projektesh muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat