Maluma publikon këngën e re dhe përmend Maradonën!

Mediale Vip

Maluma publikon këngën e re dhe përmend Maradonën!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 08:03
Maluma

Maluma është një nga këngëtarët më të mirë ndërkombëtar dhe kjo s’do mend. Duke qenë se prodhon vetëm hite, edhe fansat duan këngë mundësisht çdo muaj.

Në fakt kolumbiani është tejet aktiv dhe këtë s’e mohojmë dot. Teksa ende nuk ka shijuar sukseset e këngës me The Weeknd e J Lo, ai erdhi me një tjetër duet. Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Piso 21, për këngën që titullohet “Mas de la una”.

Teksa jemi në fund të 2020 Maluma befasoi fansat e tij me një hit të ri, që ka në qendër një histori dashurie dhe në të po ashtu përmendet ylli argjentinas Diega Armando Maradona. Fabula e klipit lidhet me një djalë që  tradhtoi të dashurën  dhe ai mendon se me kë dhe ku do të rrijë.

Maradona u nda nga jeta më shumë se një javë më parë, dhe Maluma vazhdon ta kujtojë atë. Këtë herë, ai shprehet ndër rreshta: “Ndihem Maradona pa top” dhe me këtë frazë prezantoi premierën e këngës së tij të re në rrjetet sociale, të prodhuar nga Jessy Terrero dhe regjistruar në Medellín.

Pak ditë më parë, “Hawai” ka arritur gjysmë miliardi klikime në 4 muaj. Këngëtari latin ka ndarë një foto nga kënga në “Youtube” dhe ka treguar se ka mbetur i befasuar që është 500 milionë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat