Ky reper nuk është më beqar!

Mediale Vip

Ky reper nuk është më beqar!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
2 Ton

2Ton është një nga reperët më të suksesshëm, i cili numëron shumë hite, e shquhet për bashkëpunime.

Edhe pse është përfolur shumë për jetën e tij, ai ka qenë diskret rreth lidhjeve të dashurisë e punëve të zemrës teksa intervistat e tij numërohen me gishtat e dorës.

Pak muaj më parë artisti u përfol se ka nisur një romancë të re dhe shkak u bë publikimi i një fotografi ku shihej një bukuroshe zeshkane.

Mirëpo, më pas u zbulua se ajo nuk ishte e dashura e tij, por protagonistja e videoklipit të ri.

Gjithsesi, 2 Ton nuk është beqar. Ai ndodhet në një lidhje dashurie serioze, megjithatë ka vendosur ta mbajë atë larg syrit të publikut.

Nuk dihet ende asnjë detaj rreth lidhjes së tyre, por ne shpresojmë t’i shohim sa më parë së bashku.

Ndërkohë dje 2Ton ka publikuar projektin e ri që titullohet “Gota”, projekt i cili është pritur goxha mirë nga fansat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat