“Ishte gabimi im”, Sindi reagon pasi u tha se i dha fund lidhjes me Seldin

Mediale Vip

“Ishte gabimi im”, Sindi reagon pasi u tha se i dha fund lidhjes me Seldin

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:43
Seldi dhe Sindi

Në rrjete sociale qarkulloi lajmi se Seldi dhe Cindy janë ndarë.

Aludimet se Seldi dhe Cindy janë ndarë nisën pasi u vu re se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ata të dy gjithashtu kishin zhdukur çdo foto të përbashkët që kishin në rrjete sociale.

Ndërsa pas gjithë këtyre zërave duket se nuk ka asgjë të vërtetë dhe Sindi ka tsqaruar si është e vërteta.

Përmes një videoje ajo ka treguar se me Seldin ka pasur një debat të vogël për shkak të ngarkesave nga përditshmëria dhe ajo ka qenë impulsive.

Ajo u shpreh se ky ishte gabim i saj dhe se nuk mendonte se do të kishte kaq shumë ndikim në media.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, tha Sindi në videot e publikuara.

Mirëpo duket se ajo ende nuk e ka bindur Seldin sepse kjo e fundit ka filluar ta ndjekë përsëri atë në Instagram ndërsa Seldi atë ende jo

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat